15 Nëntor 2024

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, kursen paranë publike

Prishtinë, 19 shkurt - Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, edhe pse ka një kohë të shkurtër që është në pozitën e të parit të ATK-së, ka filluar ta menaxhojë mirë paranë publike.

Ai edhe pse menaxhon institucionin e dytë më të madh të mbledhjes së miliona eurove, pas Doganës së Kosovës, në përvjetorin e 16 të ATK-së, nuk e ka shpenzuar asnjë para për ta festuar këtë përvjetor që është organizuar në një hotel në Prishtinë.


Imeri, ka deklaruar për gazetën “Epoka e re”, se më 12 shkurt 2016 e kanë festuar përvjetorin e 16 të ATK-se dhe 8-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Ka qenë një organizim tradicional me pjesëmarrje të të gjithë zyrtarëve të ATK-së.
 Është një rast i mirë për shoqërim dhe njohje e ndërsjellë e zyrtarëve në një vend të përbashkët”, ka thënë ai. Sipas tij, shpenzimet i kanë bartur vetë zyrtarët e ATK-së.

“Është zgjidhje me kosto të shpërndarë për pjesëmarrës dhe me një kursim të parasë publike. Besoj se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Imeri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)