14 Nëntor 2024

Drejtori i AQP-së: Nuk kam presion nga ana Ministrit Hoti


Prishtinë, 21 qershor - Në takimin e sotëm të  drejtorit të  Autoriteti Qendror  Prokurimit,  Mursel Racaj  me Ministrin e Financave Avdullah Hoti u konstatua se Ministria e Financave  është e vendosur në respektimin e proceduarave të  prokurimit të cilat zhvillohen vetëm duke respektuar Ligjin e Prokurimit Publik. Kjo ishte edhe kërkesë e ministrit Hoti në këtë takim.

Me këtë rast, drejtori i AQP-së Mursel Racaj, duke marrë shkak nga shkrimi i sotëm në gazetën “Koha Ditore”,  sqaron opinionin publik se nuk ka pasur kurrfarë presioni nga ana Ministrit Avdullah Hoti.


Ndërsa, sa i përket shkresës së datës 14.06.2016 e vlerëson atë si një kërkesë normale për lehtësimin e kushteve për nënshkrimin e kontratave kornizë,  të cilat janë në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik dhe nuk ka të bëjë me kurrfarë presioni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)