Drejtësia gjermane heq të gjitha dyshimet mbi kompaninë Ecolog
Dyzeldorf, 7 mars - Kompania Eclog International, me seli në Dyzeldor, më në fund, pas disa shpifjeve mediake në adresë të saj, ka marrë një lajm pozitiv nga Gjykata e Apelit e Hamburgut. Zyra për Marrëdhnië me Publikun e kësaj kompanie njofton opinionin e gjerë se Gjykata e apelit e Hamburgut ka lëshuar vendim të shpejtë kundër Norddeutschen Rudfunk-ut (NDR-së).
Parashtruesi i kërkesës është Ecolog AG, një kompani udhëheqëse për sa u përket shërbimeve logjistike për forcat ushtarake në rajonet e krizës. Arsyeja e parashtrimit të kërkesës bazohej në shprehjen e pabazë të dyshimit nga ana e NDR-së në programin e saj të radios, në publikimet e saj në internet (para së gjithash, në tagesschau.de) dhe në një informatë për shtyp. Me këtë rast NDR-ja e ka shprehur dyshimin, se firma Ecolog AG kontratat për misionin ISAF në Afganistan ti ketë keqpërdorur për veprime ilegale. Në këtë kontekst është përmendur edhe kontrabanda e drogës.
Më tej NDR-ja ka raportuar edhe për aludime të mundshme sa i përket veprimtarisë në sferën e kriminalitetit të organizuar nga ana e familjes së themeluesit të Ecolog-ut. Akuzat që të gjitha janë të pabaza dhe pa asnjë pikë substance, sqaron Thomas Wachowitz, antar i bordit të firmës Ecolog AG.
Ne ia kemi ofruar më shumë herë mundësinë NDR-së, për të hedhur një vështrim gjithëpërfshirës në veprimtarinë tonë dhe në strukturat e sipërmarrjes, që ajo të ketë një pasqyrë sa më të qartë sa i përket ecurisë interne dhe eksterne të sipërmarrjes. Kjo gjë nuk është shfrytëzuar. Për më tepër, NDR-ja ka përhapur akuza të pabaza dhe kompanisë tonë i ka shkaktuar një dëm të madh të reputacionit.
Në mënyrë konsekuente ia ka ndaluar tani Gjykata e apelit e Hamburgut (Numri i dosjes 234 O 94 10, vendimi i datës 5 mars 2010) NDR-së përsëritjen e shprehjeve përkatëse të dyshimit ndaj firmës Ecolog AG. Më tej në këtë vendim të shpejtë NDRsë gjithashtu i ndalohet, që ta përsërisë dyshimin e shprehur ndaj familjes së themeluesit të kompanisë, se gjoja kjo qenka e pleksur në kriminalitetin e organizuar. Ne gëzohemi, që besimi ynë në shtetin ligjor është vërtetuar dhe që Gjykata e apelit e Hamburgut ia ka ndaluar NDR-së këto shprehje të dyshimit, është shprehur Wachowitz.
NDR-së tashmë në një vendim të mëhershëm, të lëshuar nga Gjykata e apelit e Kelnit, i është ndaluar të pohojë, se Ecolog-u deri në vitin 2007 paska marrë projekte nga Armata Federale Gjermane (Bundesveri) pa u shpallur paraprakisht asnjë konkurs. Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së apelit të Hamburgut ne do të ndërmarrim hapa konsekuentë për sanimin e dëmit, të shkaktuar si rrjedhojë e raportimit të NDR-së dhe kundër NDR-së do të ngremë pаdi për zhdëmtim, sqaron më tej Wachowitz.
Krahas një padie të këtillë në Gjermani, Ecolog AG e shqyrton mundësinë e ngritjes së padive për zhdëmtim në vendndodhjet tjera të kompanisë, ku është cenuar imazhi i kompanisë me anë të raportimeve të pavërteta të NDR-së, madje gjithsesi edhe në SHBA.
Vendimi i fundit gjyqësor i Gjykatës së Apelit në Hamburg dhe ai paraprak në Keln, dëshmojnë se makina e shpifjeve mund ta lë në baltë atë që e përdor për të bartur të pavërteta. Kësaj radhe, gazetari Christoph Heinzle, jo vetëm që ngeli në baltën që e krijoi vet, por ai baltosi edhe mediumin ku punon, duke e bërë atë, padrejtësisht, vegël për prodhimin e të pavërtetave mbi kompaninë prestigjioze Ecolog.
Reagimet që erdhën menjëherë pas këtij vendimi gjyqësor, janë shumë pozitive. Të punësuarit në kompaninë Ecolog, si dhe themeluesit e kësaj kompanie, familja Destani, po përjetojnë një satisfaksion të madh moral, që më në fund drejtësia gjermane ndajti, njëherë e përgjithmonë të vërtetën nga e pavërteta, punën e ndershme nga manipulimi.
Me keto shpifje te adresuara tek ne, jo vetem që donin ta dëmtojnë imazhin e kompanisë tonë si dhe përkartësinë tonë kombëatre, por këto shpifje e matrapazllëqe ishin të drejtuara drejtperdrejtë edhe ndaj nderit dhe fytyrës së familjes time që e kemi trashëguar nga gjyshërit dhe stregjyshrit tanë Destani, nder ky që u ruajt dhe u kultivua deri këtu vetëm me mund dhe punë shumë të pastër, u shpreh kryefamiljari, z. Lazim Destani.
Në një shtet ligjor si Gjermani, të pavërtetat nuk kanë shansë të mjegullojnë punën e ndershme të askujt. Le të jetë edhe ky vendim gjyqësor mësim për të gjithë ata gazetarë e opinionist, të cilët jo rrallë penën e përdorin edhe për të helmuar zemrat e pafajshme.
Familja Destani ka edhe një arsye më shumë ti besoj këtij shteti, duke premtuar se në të ardhmen kompania e tyre Ecolog, dhe të gjitha bizneset tjera përcjellëse që kanë, do të jenë në shërbim të zhvillimit dhe përparimit ekonomik e sociale të rajoneve ku ata veprtojnë.
Emin AZEMI