15 Nëntor 2024

Drejt Evropës të ‘gjelbër’

Prishtinë, 9 maj - Ekipi i Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën” ka filluar aktivitetet që nga mëngjesi, për të shënuar “Ditën e Evropës”, duke përcjellur mesazhin që Kosova nuk duhet t’i bashkohet Evropës me mjedis të ndotur.
 
Aktivitetet filluan me eliminimin e njërës nga deponive më të mëdha të komunës së Prishtinës, në fshatin Bardhosh të Prishtinës, me të cilën  banorët kishin bashkëjetuar për tetë vite me radhë, duke rrezikuar shëndetin e tyre.
 
Një aksion i përbashkët i Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ndërmarrjen “Pastrimi” dhe kompaninë për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, ka rezultuar me pastrimin e kësaj deponie, duke i dhënë fundit rrezikut që u kanosej çdo ditë banorëve të atij fshati.
 
Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” u bënë thirrje banorëve të këtij fshati, që të kujdesen për pjesën e pastruar, duke mos hedhur më mbeturina.
 
Përmes aksioneve të tilla për nder të Ditës së Evropës, duan t’i themi Evropës se qytetarët e Kosovës kanë filluar të vetëdijësohen për pastrimin e vendit të tyre, që është para-kusht për integrim në Bashkimin Evropian.
 
Nga Komuna e Prishtinës, u kanë bërë thirrje banorëve që të bëhen pjesë e ndërmarrjes “Pastrimi” në mënyrë që të mos e ndotim mjedisin nëpër lagjet e tyre.
 
Kjo nismë e filluar qysh në mëngjes, vazhdoi edhe me aktivitete të tjera. Aksioni i radhës, i cili po ashtu rezultoi i sukesshëm ishte një hapësirë mes Muzeut të Kosovës dhe Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë, ku parku ishte i mbushur me mbeturina.
Pas pastrimit të parkut, vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me punëtorët e muzeut, kanë mbjellë drunjë dekorativ, të njohur si Paulownia.

Aktivitetet për nder të 9 Majit, “Ditës së Evropës” u përmbyllen me pjesëmarrje në aktivitetet e organizuara në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku vullnetarët  e iniciativës, shpërndanë materiale promovuese dhe u bënë thirrje qytetarëve që të mobilizohen për aksionin e madh, që do të mbahet me 24 maj, në tërë Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)