Draghi vëren shenja se po përmirësohet situata në eurozonë
Frankfurt, 26 shkurt - Presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Mario Draghi vëren shenja se po përmirësohet situata në eurozonë, ndonëse mbeten pasiguritë, në intervista që botohen në gazetat Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Wall Street Journal.
Pasiguria mbetet shume e madhe, thotë Drahi, duke nënvizuar ndërkaq se pas muajit janar ka shenja se situata po përmirësohet.
Sa i përket ekonomisë greke, kreu i BQE thekson se po bëhen përpjekje, në të njëjtin moment që po bëhet e qartë se politikanët grekë u vetëdijësuan për përgjegjësitë e tyre.
Rreziku më i madh tani për Athinën është të mos realizohen ato që tashmë janë vendosur, thekson Draghi (në foto, me ministrin grek të financave, Evangelos Venizelos gjatë takimit të fundit të eurogrupit).
Edhe unë u befasove nga mungesa e entusiazmit (nga investitorët) pas vendimeve (të eurogrupit) për programin e ri të kreditimit të Greqisë, deklaroi presidenti i BQE në WSJ. Ndoshta kjo do të thotë se tregjet financiare duan që më parë të konstatojnë se sa masat ekonomike do të konkretizohen, shtoi.