19 Nëntor 2024

Draghi: Përmirësimi i tregjeve financiare është mbresëlënës

Davos, 26 janar - Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, vlerësoi në Davos se përmirësimi i tregjeve financiare që prej korrikut 2012, kur kriza arriti kulmin në zonën euro, ishte mbresëlënës.

Eksperti i financave pohoi gjatë Forumit Ekonomik Botëror se përmirësimi ishte i mahnitshëm që kur ai kishte shprehur në korrik 2012 frazën e famshme, “BQE-ja është gati të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ruajtur euron, dhe më besoni se kjo do të jetë më se e mjaftueshme”.

Në atë kohë, deklaratat e tij kishin siguruar thellësisht tregjet financiare, të cilat dolën pak e nga pak nga amullia që i kishte zënë për shkak të krizës së borxheve duke sjellë përmirësimin e ekonomisë, dhe krijuan besim se BQE-ja do të ndihmonte me çdo kusht zonën euro.

“Megjithatë, ndonëse tregjet financiare kanë marrë veten dhe ekonomitë po përmirësohen, situata ende është kritike”, vazhdoi Dragi.

“Jemi duke parë fillimin e një rimëkëmbje ekonomike që është shumë e dobët dhe e brishtë”, deklaroi ai, duke theksuar faktin se papunësia mbetet ende shumë e lartë dhe se disa vende të zonës euro kanë shumë reforma për të përfunduar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)