18 Nëntor 2024

Draghi: Investimet janë të rëndësishme për rimëkëmbjen europiane

Frankfurt, 12 shtator - Presidenti i bankës Qendrore Europiane Mario Draghi tha të enjten se investimet janë të rëndësishme për rimëkëmbjen europiane.

\"Nëse në dështojmë për të nxitur investimet, ne do ta dobësojmë ekonominë në një periudhë afatshkurtër si dhe do të dëmtojmë perspektivën afatgjatë,\" tha Draghi në një forum ekonomik të mbajtur në Milano të Italisë.

\"Nuk do të ketë rimëkëmbje të qëndrueshme derisa kjo situatë të ndryshojë,\" nënvizoi kreu i BQE-së.

Draghi tha se niveli i investimeve në eurozonë është përmirësuar disi që nga shpërthimi i krizës financiare në vitin 2007, ndërsa ShBA-ja është mbi nivelin e krizës.

\"Nuk ka stimul monetar, dhe në fakt nuk ka as stimul fiskal, që në cdo rast s\'mund të jenë të suksesshme nëse nuk shoqërohen me politikat e duhura strukturore,\" shtoi Draghi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)