Draghi: Ekonomia e Eurozonës rimëkëmbet në nivelin para krizës
Frankfurt, 19 nëntor - Guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi tha të premten se 2016 është viti i parë tërësor që GDP-ja në 19 vendet e zonës Euro u kthyen në nivelin para krizës monetare në vitin 2008.
Draghi e bëri deklaratën në Konferencën e Degës Bankare Evropiane në Frankfurt.
Ai theksoi se aktualisht Eurozona ka ruajtur rritjen e butë dhe të qëndrueshme dhe është zvogëluar disniveli midis vendeve anëtare në rritjen ekonomike.
Qysh nga viti 2013, në këtë zonë u shtua gjithësej 4 milionë vende pune e përqindja e papunësisë ra në 10% dhe njëkohësisht , shtoi Draghi.
Guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane vuri në dukje se kërkesa e brendshme, në vend të eksportit, është bërë motivi kryesor i rimëkëmbjes së zonës së Euros, duke dhënë mbi 1% kontribut për rritjen ekonomike të GDP-së në këtë zonë.
\"Forcimi i kontrollit monetar është pjesa përbërëse e planit të rritjes ekonomike,\" theksoi Draghi.