Draghi: Bankat e Eurozonës, ende të rrezikuara
Frankfurt, 20 shkurt - Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi paralajmëroi të hënën në një seancë të Parlamentit Europian se sektori bankar i Eurozonës ndodhet ende para rreziqeve financiare.
Draghi u shpreh se kohët e fundit ka shenja të rigjallërimit gradual të kredidhënies nga bankat e Eurozonës, por njëkohësisht perspektiva ekonomike e disa vendeve të Eurozonës është e zymtë, gjë që do të ndikojë edhe në nivelin e fitimeve dhe të kapitaleve të bankave.
Ai bëri thirrje për krijimin sa më parë të një sektori unik bankar në Eurozonë.