04 Maj 2024

Draftet e planit urban dhe komunal gati në nëntor të këtij viti

Prishtinë, 19 korrik - Për Komunën e Prishtinës, hartimi i Planit Zhvillimor Urban (PZHU) dhe i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) janë qenësore, andaj respektimi i afateve kontraktuale për hartimin e këtyre planeve si dhe hartimi cilësor i tyre janë të domosdoshme dhe duhet të respektohen në përpikëri.
 
Kështu u tha të enjten në takimin konsultues që nënkryetari i komunës, dr. Avdullah Hoti pati me përfaqësuesit e dy kompanive që janë kontraktuar nga komuna për hartimin e PZHU dhe PZHK, ku të pranishëm ishin edhe ekspert të fushës nga drejtoria e urbanizmit.

Në hartimin e këtyre dy planeve përveç ekspertëve të fushës nga kompanitë kontraktuale dhe të drejtorisë se urbanizmit do të marrin pjesë edhe ekspert nga vende të Bashkimit Evropian.
 
Në këtë takim u prezantua plani dinamik i punëve që do të realizohen gjatë hartimit të këtyre planeve.  Nënkryetari Hoti tha se në bazë të kontratës ne kemi afate strikte kohore që duhet të respektohen.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në respektimin e afateve kohore, e po aq të kujdesshëm në cilësinë e hartimit të këtyre planeve. Do ta keni tere përkrahjen e komunës, në cdo fushë dhe formë në këtë drejtim, sepse hartimi i këtyre dy planeve është qenësore për Prishtinën në tërësi”, tha nënkryetari Hoti, duke shtuar se drafti i hartuar i këtyre dy projekteve duhet ti dorëzohet komunës në muajin nëntor, në mënyrë që me pastaj komunës t’i hapen rrugën që këtë drafte ta qes në debat publik.
 
Nga ana e tyre përfaqësuesit e dy kompanive, Hidroing DK, që është kontraktuar për hartimin e PZHU-së dhe Politecnica-A design, që është kontraktuar për hartimin e PZHK-së, u zotuan se do të bëjnë gjithçka që këto plane të përfundojnë sipas dinamikes se paraparë dhe në njëjtën kohë të jenë plane profesionale dhe të përdorshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)