Down Chemical do të shkurtojë 2.400 vende pune
New York, 25 tetore - Korporata gjigande amerikane e prodhimit të lëndëve kimike Down Chemical, do të shkurtojë 2.400 vende pune.
Kjo kompani ka njoftuar për planet e zvogëlimit të 2400 vendeve të punës dhe mbylljen e 20 punëtorive, duke deklaruar se një gjë e tillë bëhet për shkak të rënies së ekonomisë në BE dhe në vende tjera të botës.
Ky plan ka për qëllim uljen e fuqisë punëtore për 5 %, si pjesë e ristrukturimit në përgjigje të krizës ekonomike globale.