06 Nëntor 2024

Dorëzohen dosjet në Kushtetuese për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës

Prishtinë, 9 janar - Shoqata për Deme të Luftës 'Ngritja e Zërit' , do të dorëzoj për herë të katërt dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se Aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Para dorëzimit te dosjeve në gjykatë, do të behët një prononcim i shkurtër për media nga kryetari i shoqates Jahir Bejta, me moton “Kushtetuese, mbroje Kushtetutën për gjyqësi te pavarur dhe vetting ne drejtësi”.

Bejta ka thënë së kjo lidhet direkt edhe me pakënakqësinë tonë rreth akteve juridikisht te gabuara dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për procedurën kontestimore, Marrëveshjet ndërkombëtare, padrejtësi kjo e konstatuar dhe vlerësuar nga ana e Gjykatës Evropiane për te Drejtat e Njeriut

Andaj, shoqata 'Ngritja e Zërit' dorëzon dosjet me qëllim ngritjen e zerit te atyre që kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e luftës se fundit në Kosovë, duke ngritur kështu vetëdijen për shtet ligjor dhe demokratik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)