Dorëhiqen drejtuesit e "Deutsche Bank"
Berlin, 8 qershor - Dy drejtuesit e "Deutsche Bank", indiano-britaniku Anshu Jain, 52 vjeç dhe gjermani Jurgen Fitschen, 66 vjeç, përfshirë nga skandalet dhe rezultatet mediokre, njoftuan të dielën dorëheqjen nga postet përkatëse.
\"Deutsche Bank\" njoftoi të dielën dorëheqjen e dy bashkëdrejtuesve, Anshu Jain dhe Jurgen Fitschen, tronditur nga një valë skandalesh në mbarë botën dhe rezultate mediokre.
\"Dy drejtuesit vendosën të japin dorëheqjen nga funksionet e tyre\", njoftoi banka e parë në Gjermani nëpërmjet një komunikate.
Indiano-britaniku, Anshu Jain dhe gjermani Jurgen Fitschen ishin në krye të grupit bankar të Frankfurtit që prej muajit maj 2012 dhe kontratat e tyre përfundonin në fund të muajit mars 2017.
Ata do të zëvendësohen duke nisur nga muaji maj 2015 nga britaniku John Cryan, ish-drejtor i bankës zvicerane \"UBS\" nga viti 2008 deri në vitin 2011 dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të \"Deutsche Bank\" që prej vitit 2013.