20 Nëntor 2024

Donatorët premtojnë vazhdimin e mbështetjes për sektorin e ujërave

Prishtinë, 7 qershor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka siguruar donatorët se MZHE në veçanti dhe Qeveria e Kosovës brenda mundësive të saj buxhetore dhe ndihmën e donatorëve do të angazhohet maksimalisht në përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë, trajtimin e ujërave të zeza dhe rritjen e performancës së ndërmarrjeve të ujërave.

Këto komente ministri Ismajli i bëri sot gjatë një takimi që zhvilloi me donatorët e sektorit të ujërave ku morën pjesë Pierre Weber, ambasador i Luksemburgut në Prishtinë, Christoph Lang, zëvendës shef i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Arbërore Riza nga JICA, Baton Begolli nga Task Forca për Ujëra nga Zyra e Kryeministrit dhe zyrtarë të MZHE-së.
Me këtë rast ministri Ismajli ka falënderuar donatorët për kontributin e tyre që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin me qëllim të përmirësimit të sektorit të ujërave në Kosovë, ndërsa ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarëve.

Gjatë takimit përfaqësuesit e agjencive të lartpërmendura kanë ritheksuar vazhdimin e mbështetjes për sektorin e ujërave në Kosovë përmes projekteve të përbashkëta dhe asistencës teknike për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Donatorët gjithashtu kanë shprehur përkrahjen e tyre për regjionalizimin e Kompanive Rajonale të Ujërave.

Ndryshe, nga viti 1999 dhe deri më tani në sektorin e furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë janë investuar rreth 180 milionë euro, ku hynë donacionet e Qeverisë Zvicerane, Qeverisë së Luksemburgut, Komisioni Evropian, KfW, USAID në bashkëfinancim edhe nga Qeveria e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)