Donatorët premtojnë 5.4 miliard dollarë për Gazën
Gaza, 13 tetor - Donatorët ndërkombëtarë, i kanë premtuar 5.4 miliard dollarë, për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës, si dhe kanë kërkuar nga Izraeli dhe palestinezët që të bëjnë vazhdojnë përpjekjet për të arritur paqe mes vete.
Njoftimi është bërë, në një konferencë të donatorëve në Kajro, mbajtur për qëllim të rindërtimit të Gazës, pjesëve të shkatërruara nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit që zgjati 50 ditë.
Pjesëmarrësit kanë premtuar rreth 5.4 miliard dollarë, ka thënë në Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Boerge Brende, duke lexuar fjalimin përmbyllës të konferencës.
Kjo shumë, tejkalon 4 miliardë dollarët, që fillimisht i kishte kërkuar Presidenti palestinez, Mahmud Abbas.
Gaza, është sunduar nga militantët e gurpit Islamik Hamas, që nga viti 2007.
Donatorët, duan që ndihmën ta japin përmes autoritetit paleztinez Abbas, dhe jo Hamasit. Abbas dhe Hamas, kanë formuar kohët e fundit një qeveri kombëtare të unitetit, të cilën mbledhjën e parë e kanë mbajtur më 9 tetor.
Nga donatorët, 1 milard dollarë janë premtuar nga Kajro.
Shtetet e Bashkuara kanë premtuar, 212 milionë dollarë, ndërsa Britania 32 milionë dollarë.
Së paku 100,000 njerëz në Gaza kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë luftës dhe një pjesë e madhe e infrastrukturës së territorit është dëmtuar.
Konflikti, i cili ka përfunduar më 26 gusht, ka vrarë mbi 2,100 palestinezë, shumica nga ta civilë, si dhe 67 ushtarë dhe gjashtë civilë në Izrael.