08 Nëntor 2024

Donatorët mbështetin procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës

 Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga ekspertët e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës, sot mbajtën takimin e dytë me radhë me bashkëpunëtorët strategjik dhe zhvillimor të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfaqësuesit e GIZ-it, përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadës Angleze, USAID-it si dhe me përfaqësuesit e partnerëve tjerë strategjik.
 
Në këtë takim u diskutua për procesin e arritur deri më tani në bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës në një institucion të vetëm, si dhe planet dhe objektivat për të ardhmen.
 
Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti falënderoj të gjithë përfaqësuesit e donatorëve për mbështetjen e deritanishme në kuadër të këtij procesi, ku sipas tij me ndihmën dhe bashkëpunimin e gjithë donatorëve është arritur një progres i madh, siç është edhe përgatitja e Projektligjit për Agjencinë e të Hyrave, i cili Projektligj tashmë është proceduar për miratim në Qeveri.
 
Ai njoftoi donatorët se  Ministria e Financave ka zhvilluar konsultimet e nevojshme publike për këtë Projektligj. Gjatë procesit të konsultimeve janë mbajtur tryeza të rrumbullakëta me palët e interesit. Përgjatë procesit të hartimit të Projektligjit janë pranuar komente të shumta nga menaxhmenti, sindikata dhe përfaqësuesit e të dy administratave, ekspertët e FMN-së, Bankës Botërore, GIZ-it, Komisionit Evropian, shoqëria civile, shoqata të ndryshme vendore, si dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike në Kosovë.
 
Ministri Avdullah Hoti theksoi se ky Projektligj përcakton parimet bazë të organizimit, funksionimit, kompetencat, të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës, si dhe çështjet tjera që lidhen me funksionimin e Agjencisë.
 
Ndërsa, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për të  vazhduar mbështetjen dhe kontributin e tyre për Qeverinë e Republikës së Kosovës në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, sidomos në fushat specifike të cilat janë potencuar nga Grupi Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)