Donatorët filluan ndërtimin e shtëpisë për Lumnije Rulanin
Gjilan, 21 korrik - Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorët, ka filluar ndërtimin e shtëpisë për nënën vetë ushqyese, Lumnije Rulani, e cila prej një dekade ka jetuar në gjendje të rëndë të banimit.
Kryetari i Komisionit komunal të Gjilanit për banimin social, Hazir Mustafa, ka falënderuar donatorët që i janë bashkangjitur aksionit të madh për nxjerrjen e familjeve gjilanase nga gjendja e rëndë e banimit, ndërsa ka informuar se kjo është shtëpia numër 44 që po ndërtohet për familjet skamnore.
Është kënaqësi e madhe që filluam ndërtimin e shtëpisë së zonjës Rulani. Kjo familje ka qenë nën përkujdesje të zyrës së kryetarit, pasi për dy vite ia ka paguar qiranë. I falënderojmë donatorët që kanë filluar ndërtimin e shtëpisë. Aksioni për ti dalë në ndihmë familjeve në nevoj do të vazhdoj me disa shtëpi të tjera, tha Mustafa.
Donatori Sali Avdullahi, i cili ka folur në emër të Vezir Januzit, e ka falënderuar kryetarin Haziri për përkujdesjen për ti dalë në ndihmë familjeve në nevojë, ndërkaq ka apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të vazhdojnë të jenë solidar me familjet skamnore.
Milaim Jashari, kryetar i shoqatës Feniks nga Zvicra, theksoi se në ndërtimin e kësaj shtëpie kanë kontribuar disa donatorë, duke njoftuar se gjatë këtij viti, kjo është shtëpia e 13 që po ndërtohet nga kjo shoqatë.
Fjalë pak dhe tepër e emocionuar ka qenë zonja Lumnije Rulani, e cila ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për përkujdesjen si dhe donotarët, bashkatdhetarët tanë që jetojnë në botë.
Unë sot po ndihem shumë rahat pasi kam vuajtur nëntë vite duke qëndruar në shtëpi të huaja e me qira. Unë jam nënë vetëushqyese, jetoj me vajzën 11 vjeçare. Faleminderit shumë kryetarit dhe donatorëve, tha ajo.
Përndryshe, që prej organizimit të mbrëmjes humanitare Pak nga ne, shumë pë rata nga ana e kryetarit Haziri në tetorin e vitit 2014, kjo është shtëpia numër 44 që po ndërtohet, kurse me buxhet komunal po u paguhen qiratë për 40 familje, përderisa 38 shtëpi të tjera po renovohen sipas kërkesave të qytetarëve.