Dollari monedheë rezervë edhe për një dekadë
Washington, 6 maj - Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner gjykoi sot se do të ishte jorealiste të mendohej se dollari mund të humbasë pozicionin e monedhës së referencës në sistemin monetar ndërkombëtar në 10 vitet e ardhshme.
"Nuk mendoj se ekziston, në mënyrë realiste, perspektiva më e vogël e ndryshimit real të organizimit të sistemit monetar ndërkombëtar në dekadën e ardhshme", deklaroi Geithner në kuadër të një konference në Uashington.
Ministri iu përgjigj një pyetje lidhur me kontestimin në rritje të predominimit të dollarit nga ana e disa vendeve në zhvillim të shpejtë si Kina, Rusia, Brazili apo India.
Geithner nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimit të gjërave në një hark kohor më afatgjat, siç edhe e ka thënë në të kaluarën.
''Pa dyshim që do të ketë ndryshime, por nuk mendoj se këto do të ndodhin shumë shpejt'', tha ai.