Doganat inkasojnë 14 milion euro me shumë së në 2012
Prishtinë, 23 gusht - Dogana e Kosoves ka reagur lidhur me shiftrat e prezanitura në një komunikatë për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës në te cilën konstatohet se ka rënie te të hyrave nga Doganat e Kosovës.
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganave ka thënë së krahasuar me te njëjtën periudhë gjashtë mujore te vitit 2012, Doganat e Kosovës këtë vit kanë inkasuar 14 milion euro, apo 3.2 për qind me shumë te hyra.
Gjithashtu sipas tij edhe në mbledhjen e taksave të brendshme, akcizës se brendshme është shënuar rritje prej 10 për qind.
Stavileci ka thënës së rritje prej 11 për qind është shënuar edhe në inkasimin e taksave nga lojërat e fatit.
Dogana e Kosovës qe nga themelimi i saj para trembëdhjetë viteve ka arritur dhe tejkaluar parashikimet.
"Edhe deri në fund të këtij viti në presim të realizojmë parashikimet në shkallen prej 98-99 për qind", ka thënë Stavileci.
Ndryshe, performanca e te hyrave respektivisht rritja apo ulja gjithnjë duhet te krahasohet me vitin paraprak.
Edhe gjate këtij viti te hyrat janë me te larta se te hyrat e vitit te kaluar për afër 3.5%, qe është indikator I progresit.