Doganat e Shqipërisë tejkalojnë planin buxhetor
Tiranë, 2 qershor - Doganat raportojnë një tjetër muaj me ecuri pozitive në mbledhjen e të ardhurave për buxhetin.
Të dhënat e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e këtij institucioni tregojnë se në muajin maj administrata doganore mblodhi rreth 11.7 milionë dollarë më shumë se maji i vitit të kaluar duke tejkaluar edhe planin e përcaktuar në buxhet nga qeveria.
Rezultatet e majit, sipas doganave, vazhdojnë tendencën e nisur që në fillim të vitit, ku si pesëmujor, për periudhën janar-maj, janë arkëtuar në total 52.7 milionë dollarë më shumë se vjet.
Drejtoria e Doganave thotë se këto rezultatet janë dëshmi e reformave të ndërmarra gjatë muajve të fundit në këtë instutucion si dhe luftës kundër korrupsionit e evazionit fiskal.