Dogana zbulon një mini puntori ilegale për përpunim të duhanit
Prishtinë, 13 tetor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur që gjatë një aksioni të identifikoi, lokalizoj dhe të ushtroj bastisje në një lokacion të dyshuar për kontrabandim dhe paketim të duhanit në Ferizaj.
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë se duke vepruar në koordinim me prokurorët kompetentë si dhe pas marrjes së urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është ekzekutuar bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse sipas dyshimit të bazuar se ka duhan të përpunuar dhe pa përpunuar i cili duhan është kontrabanduar në rrugë të ndryshme.
Gjatë bastisjes, përkatësisht sipas tij në flagrance është gjetur i dyshimti duke përpunuar duhan ne katin përdhese.
\"Duke marr parasysh se duhani i përpunuar dhe i pa përpunuar nuk i plotëson kushtet ligjore përkatësisht nuk e ka autorizimin përkatës për grirje apo bluarje ky duhan nuk ka te drejte të del në treg\", ka thënë Stavileci.
Në vend të ngjarjes po ashtu është gjetur edhe makina për bluarjen e duhanin e cila ka qenë duke punuar në momentin që Dogana ka ushtruar bastisjen.
Me urdhëresën e Gjykatës, është sekuestruar malli si vijon Duhan i përpunuar (grire) 171 kg., Duhan i papërpunuar (flete) 161 kg. dhe Makine për bluarjen e duhanit.
Derisa rasti ka vazhduar për hetime dhe kundërvajtje doganore.