Dogana zbulon 10.500 euro në Merdare
Prishtinë, 4 prill - Në orët e vona të natës oficerët doganor kanë ndaluar dhe kanë kontrolluar një automjet që vinte në drejtim të Kosovës në pikalimin kufitar të Merdares, aty u gjetën mbi 10.500 euro.
Oficerët doganor gjatë kontrollimit të automjetit arritën të gjejnë sasinë e parave të fshehura tek ndërruesi i shpejtësive. Pas këtij zbulimi është bërë edhe kontrolla trupore e gjatë të cilës nuk është gjetur asgjë e dyshimt.
Shuma totale e te hollave të gjetura dhe ndaluara është 10,500 Euro.
Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore sipas Kodit të Doganës dhe Akcizës së dhe rregullores 2004/02 pika 9.1 dhe 9.4, rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.