Dogana vazhdon aktivitetet për parandalimin e kontrabandës
Prishtinë, 11 shtator - Dogana e Kosoves është duke vazhduar me aktivitete operative për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.
Gjatë muajit të fundit, janë ndërmarr shumë aktivitete/operacione me qellim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës, si dhe ka pasur rritje të kontrollit në pikë kalimet kufitare me çrast janë konfiskuar mallra te ndryshme si: produkte farmaceutike, derivate të naftës në disa raste, pije te gazuara, mallra te ndaluara si dhe mallra të ndryshme komerciale.
Gjate nje operacioni te ndermarre me datën 7 shtator, ne rajonin e Mitrovices, njësitet Anti kontrabande te Doganes se Kosoves kane percjellur nje veture te cilën ngasësi e kishte braktisur, me pas Oficeret Doganore kane kontrolluar veturën ku kane zbuluar 2 bidona me nga 1000 litra derivate te naftës.
Po ashtu ne rajonin e Mitrovices gjate kësaj periudhje ne tri raste tjera janë zbuluar rreth 2500 litra derivate te naftës. E tere sasia e zbuluar eshte konfiskuar nga oficeret Doganore
Gjithashtu gjate kësaj periudhe, Oficeret Doganore kane zbuluar 5 revole si dhe 120 cope fishek neper pika te ndryshme si Hani i Elezit, Vermice, Dheu i bardhe etj. Te gjitha rastet e zbuluara nga Dogana e Kosoves me mallra te ndaluara i janë dorëzuar Policise te Kosoves per procedure te me tutjeshme.
Raste tjera të parandaluara në tentim kontrabandimi, janë zbuluar edhe në Aeroportin nderkombetare te Prishtines ku vlen te permenden stoli ari ne vlere prej 1700 euro.
Gjithashtu gjate kësaj periudhe duke perfshire te gjitha pikat kufitare ka pasur zbulime te mallrave te ndryshme nder to medikamente ne vlere rreth 600 euro, pastaj pajisje stomatologjike ne vlere rreth 1000 euro, tekstil te ndryshëm rreth 2800 euro, po ashtu gjate kësaj periudhje raportuese janë ndalur 18 automjete te pa zhdoganuara.