Dogana vazhdimisht rrit angazhimin në mbledhjen e të hyrave
Prishtinë, 11 qershor - Ministri i Financave Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Doganat e Kosovës dhe ka theksuar se ngritja e nivelin të hyrave duhet realizuar duke pas gjithmonë parasysh bazën ligjore dhe përmes aktiviteteve të cilat i mundësojnë zhvillim ekonomik shtetit.
Këto komente ministri Beqaj i ka bere gjate vizitës Zyrës Qendrore të Doganës së Kosovës, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i Doganës Naim Huruglica dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni.
Drejtori Naim Huruglica e njoftoi Ministrin Beqaj për punën dhe angazhimet e institucionit që ai drejton, e njoftoi atë për procedurat e punës dhe me çështje të tjera të ndërlidhura me sistemin doganor në vend si dhe sfidat qe vazhdimisht ballafaqohet ky Dogana e Kosovës e në veçanti e njoftoi atë për rritjen e të hyrave në krahasim me periudhën paraprake.
Dogana e Kosovës vazhdimisht rrit përpjekjet dhe angazhimin në mbledhjen e të hyrave por kohëve të fundit Dogana është duke punuar shumë në rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve për mbrojtjen e shoqërisë kundrejt dukurive negative, tha drejtori Huruglica.
Ndërkaq, ministri Besim Beqaj këtë takim e cilësoi si takimin njoftues me institucionin, cili ka për qëllim të njihet me planet afatgjate dhe planet operative të cilat i ka Dogana e Kosovës.
Doganat nuk janë për të mbledhur vetëm të hyra nga aktivitetet ekonomike të cilat ndodhen në Republikën e Kosovës,por njëkohësisht kanë edhe synim për të mbrojtur shëndetin dhe për të mbrojtur qytetarët nga veprimet të cilat janë devijonte të shoqërisë sonë, siç është kontrabanda, krimi i organizuar dhe krimet të tjera.
Ministri Beqaj duke ofruar mbështetjen e tij tha se unë i përgëzova dhe i ofrova bashkëpunimin tim në nivel të krijimit të politikave si Ministri e Financave që ta ngrisim nivelin sa më shumë të të hyrave por gjithmonë duke pasur parasysh që ngritja e të hyrave të bëhet përmes bazës ligjore dhe përmes aktiviteteve të cilat i mundësojnë zhvillim ekonomik shtetit.
Doganat nuk janë për të mbledhur vetëm të hyra nga aktivitetet ekonomike të cilat ndodhen në Republikën e Kosovës,por njëkohësisht kanë edhe synim për të mbrojtur shëndetin dhe për të mbrojtur qytetarët nga veprimet të cilat janë devijonte të shoqërisë sonë, siç është kontrabanda, krimi i organizuar dhe krimet të tjeratha ministri Beqaj.
Ministri Beqaj theksoi se MF nga Dogana kërkon që të gjitha bizneset të kanë trajtim të barabarte dhe që të respektohet ligji.
Nuk kemi ankesa në asnjë rrethanë dhe në asnjë moment që tatimet janë të larta, por ka pasur ankesa nga bizneset që trajtimet duhet të jenë të barabarta. Dhe mund të them që Dogana është një shembull i mirë i një trajtimi të tillë përmes procedurave të cilat i kanë bërë për ta lehtësuar aktivitetin dhe jetën ekonomike të këtyre subjekteve.
Ne i kuptojmë që këto janë sfida sepse të ndërtohet një sistem nga e para dhe një sistem i mirëfilltë i funksionimit të rendit dhe ligjit dhe rregullimit të aktiviteteve ekonomike është me rëndësi për shtetin, tha ministri Beqaj.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua për mundësinë dhe nivelin e bashkëpunimit që e ka Dogana me nivelin ndërkombëtar dhe me institucionet siç janë Administrata Tatimore e Kosovës, Policia dhe Njësia për Inteligjencë Financave, si dhe institucione të tjera të sistemit të drejtësisë për të bashkërenduar aktivitetet e veprimeve.