15 Nëntor 2024

Dogana tejkalon shifrën prej 900 milion euro të mbledhura

Prishtinë, 17 dhjetor - Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij viti  ka arritur që të tejkalojë dhe të shënojë rekordin e ri në grumbullimin e të hyrave ku dogana ka tejkaluar për herë të parë që nga themelimi (viti 1999) shumën prej 900 milion euro.

Zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci ka thënë së në përgjithësi  deri dje dogana ka grumbulluar 902,3 milion euro apo 74.3 milion më shumë se vitin 2014 respektivisht 9 % më shumë.

\"Edhe përkundër faktit që kemi pasur ndryshime të politikave fiskale të cilat kanë ulur taksat të cilat mblidhen në kufi, performanca e Doganës ka përmirësuar të hyrat përmes uljes së kontrabandimi dhe luftimit të evazionin fiskal\", ka theksuar Stavileci.

Vitit 2015 sipas tij karakterizohet si viti ku Dogana e Kosovës ka filluar dhe përmbyll një mori të sistemeve, sisteme këto të cilat kanë ndikuar direkt në performancën e jashtëzakonshme të Doganës.

Gjithashtu viti 2015 ka qenë viti i parë i plotë që nga reforma e ndërmarr gjatë vitit 2014 pra reformimi i  Doganës ka pasur një sukses të plotë, që edhe sot  dëshmohet me performancën e jashtëzakonshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)