Dogana tejkalon 800 milion euro të mbledhura
Prishtinë, 12 nëntor - Dogana e Republikës së Kosovës ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në aspektin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin shtetëror.
Sot, dogana ka tejkaluar shifrën rekord mbi 800 milion euro që në krahasim me vitin e kaluar është një rritje e madhe, kjo rritje tregon se Dogana është një administratë moderne, efikase dhe profesionale gjithashtu e aftë për të u përballuar me të gjitha sfidat.
Kjo e arritur përkon edhe me raportin e Komisionit evropian të publikuar para dy ditëve ku theksohet se reformat e suksesshme në administratën Doganore kanë ndikuar në vlerësimin më të mirë mallrave dhe luftimin e kontrabandës e që si rezultat sollën 7,4 % më shumë të hyra krahasuar me shtatë muajt e parë të viti 2014.
Gjatë vitit 2014 dogana deri me 11 nëntor kishte arritur të grumbullonte 739.8 milion euro derisa në këtë viti dogana ka arritur të mbledhë 801.9 milion euro.
Kjo paraqet një rritje prej 8.4% apo shprehur në vlera monetare 62.1 milion euro më shumë.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.