Dogana tejkalon 500 milion te hyra
Prishtinë, 16 gusht - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën rekord në muajin gusht, pasi janë mbledhur mbi 500 milion euro të hyra, që nga janari deri më tani.
Nëse i krahasojmë të hyrat me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje afër 20 milion euro, pasi që vitin e kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur rreth 484 milion euro, kurse tani në të njëjtën periudhë Dogana ka arritur të mbledh mbi 506 milion euro.
Duke marr parasysh edhe uljen e sasisë së mallrave të importuara me mbi 5% kjo është një e arritur e pakontestueshme.
Dogana e Kosovës sipas trendëve aktuale, deri në fund të vitit 2014 do të arrijë rekord në mbledhjen e të hyrave në krahasim me vitet tjera.
Një ndër faktorët që ka ndikuar direkt në rritjen e performancës së organizatës është edhe reforma e aplikuar në regjionalizimin e institucionit.
Gjithashtu rritja e kontrolleve kufitare, luftimi i kontrabandës si dhe rritja e përmbushjes vullnetare nga bizneset e përgjegjshme, kanë ndikuar në rritjen direkt në rritjen e të hyrave.
Ftojmë qytetarët që të na ofrojnë informata ashtu që të ndihmojnë në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit përmes numrave pa pagesë në 0800 50 095.