Dogana suspendon tre oficer doganor
Prishtinë, 30 mars - Dogana e Kosovës sot ka suspenduar tre oficer doganor për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare derisa kanë qenë duke zbatuar detyrat e tyre në pikë-kalimin kufitar të Jarinje.
Pas hetimeve të brendshme nga Dogana e Kosovës dhe në konsultim me prokurorinë kompetente është marr vendimi për zgjerimin e hetimeve me dyshimin e keqpërdorimi të detyrës zyrtare.
Oficerët doganor dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrat në mënyrën e përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Dogana e Kosovës andaj edhe sot janë suspenduar.
Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste të korrupsionit, kontrabandës apo keqpërdorimeve të ndryshme në 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në [email protected] .