Dogana si zbaton rekomandimet e KE-së
Ky është një nga rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian (KE) i datës 22 tetor 2014. Në këtë raport, të siguruar nga gazeta Epoka e re, rekomandohet të shqyrtohet deri në çfarë mase ekziston nevoja për ti përditësuar kodin doganor të akcizave dhe udhëzimin administrativ, i cili parashtron dispozitat për zbatimin e kodit doganor në pajtim me ndryshimin e kodit doganor të Komunitetit Evropian dhe të dispozitave të tij zbatuese. Marrëdhëniet në mes të Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, Ligjit mbi Procedurat Administrative, Ligji mbi Konfliktet Administrative dhe Ligjit për Gjykatat duhet të qartësohen.
Në fakt, e gjithë paketa do të ishte mirë të reformohej. Është e rëndësishme të dihet se detyrë e organit doganor modern nuk është për të mbledhur të holla sa më shumë të jetë e mundur, por për ti mbledhur detyrimet dhe taksat në mënyrë të saktë, është thënë në këtë raport.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar se Dogana e Kosovës ka marrë rolin vetëm taksambledhësve dhe mbushjes së buxhetit. Mbushja e buxhetit po shoqërohet me shumë mangësi dhe ankesa nga bizneset e ndryshme.
Këtë e thonë edhe raportet ndërkombëtare. Dogana e Kosovës duhet të jetë organ që krijon ligjshmëri kolektive për të gjithë njëjtë, pa dhënë nuanca që mund të vijnë deri te shkelja e ligjit. Nga Dogana duhet të trajtohen të gjithë taksapaguesit njëjtë, ka thënë Shahini. Sipas tij, Dogana shpesh po e humb misionin e vet, duke u fokusuar vetëm në mbushje të buxhetit e assesi duke mos zgjedhur format e rekomanduara, siç është metoda 1, por përdor metodat 2 deri në 6 të shtimit të mallit. Raporti ndërkombëtar thotë se dogana këto sduhet ti përdorë, ka theksuar Shahini.
Edhe Burim Piraj nga kompania Meka ka thënë se viti 2014 do të mbahet mend për më së shumti shkelje të kodit doganor nga Dogana e Kosovës. 2014-a për mua do të mbahet në mend si vit gjatë të cilit më shumë ka pasur shkelje të kodit doganor nga Dogana e Kosovës dhe nga udhëheqësit e këtij institucioni. Kjo, sipas mendimit tim, nuk do të duhej të ndodhte. Që nga fillimi i punës në shtetin tonë të ri, i cili ende mund të quhet si tillë, Dogana ka bërë lëshime, të cilat në të kaluarën kanë qenë të pakoordinuara dhe kryesisht kanë qenë të lidhura me joprofesionalizmin e oficerëve të caktuar, e kjo mund të ndodhë edhe në vende të tjera. Vitin që ka shkuar nuk ka pasur lëshime, shkelje sistematike të koordinuara dhe të urdhëruara nga Drejtoria Qendrore e Doganës, ka thënë Piraj, duke shtuar se ne si biznese kemi qenë të ballafaquar me ngritje joreale të vlerës së mallit të importuar, sidomos të lëndës së parë që e importojmë për përpunim, vetëm e vetëm të bëhej ngritja e pagesave në kufi.
Nga kjo që thashë më lart nuk mund të flitet për ndonjë nivel të kënaqësisë në lidhje me këtë institucion, sepse ata janë shndërruar në barrierën primare ndaj investitorëve potencialë të huaj në vendin tonë, është shprehur ai. Piraj ka treguar se vërejtjet dhe pakënaqësitë që janë adresuar nga shoqatat e ndryshme, Dogana nuk i ka marrë parasysh dhe e ka vazhduar misionin e tubimit të sa më shumë mjeteve në buxhet.
Ndërkaq zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se ky raport ka të bëjë me punën e ankesave, respektivisht me punën e Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave që është institucion tjetër dhe që merret me trajtimin e ankesave kundër Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
Ish-kryetari i Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave, Skënder Kolgeci, ka thënë se ky bord merret me çështje konkrete mbi bazën e ankesave që kanë tatimpaguesit kundër vendimeve të Doganës dhe ATK-së. Ne bazohemi në provat materiale që janë në shkresat e lëndës. Ligjvënësi ka paraparë gjashtë metoda të vlerësimit që Neni 33 i Ligjit të Doganës ka kuptimin e vlerës së transaksionit të paguar dhe normalisht subjekti ka dokumentacionin e pakontestueshëm, që dëshmon vlerën e transaksionit dhe se nuk mund të kalosh prej metodës 1 në metodën 6. Madje nuk mund të kalosh pa arsyetuar secilën metodë. Nëse subjekti ka faturat origjinale, ka deklaratën eksportuese, transitore, ka kontratë për shitblerje, atëherë pse mos ti pranohet vlera e transaksionit, është shprehur ai.
Kolgeci ka theksuar se kurrë skanë vendosur standarde të dyfishta dhe të gjitha rastet i kanë trajtuar njëjtë. Nëse subjekti është ankuar te ne dhe ka dëshmuar me të gjithë dokumentacionin, atëherë ska pasur logjikë për të mos e pranuar vlerën e transaksionit.
Gjatë periudhës 01.01.2012 - 23.09.2013 dhe për periudhën 17.01.2014 - 31.11.2014 janë shqyrtuar dhe vendosur 1 835 ankesa. Prej datës 1 dhjetor 2012 përgjegjësitë e Bordit i ka marrë Gjykata Themelore, Departamenti Administrativ, Divizioni Fiskal dhe e ka pasur obligim ti trajtojë lëndët prej 1 janarit 2013. Deri më sot kjo gjykatë i ka shqyrtuar vetëm 47 raste nga dy mijë ankesa sa i ka, ka thënë Kolgeci. Sipas tij, grumbullimi i lëndëve të pashqyrtuara i atribuohet mosfunksionimit të Bordit gati për tri vjet.
\"Të gjitha lëndët janë grumbulluar, pasi nuk ka funksionuar bordi gati tre vjet. Ne deri më 30 nëntor 2012 të gjitha lëndët i kemi përfunduar. Ne ligjërisht kemi pasur ankesa për të trajtuar deri më 30 nëntor 2012 dhe e kemi mbyllur protokollin. Po ashtu, edhe të gjitha lëndët që kanë ardhur me këtë datë ne i kemi trajtuar dhe ska mbetur asnjë lëndë e patrajtuar, ka thënë ai. Ai ka shtuar se bordi nuk ka funksionuar, pasi ka pasur probleme tek emërimi i kandidatëve.
Ky bord është më specifik dhe kërkon kuadro. Qeveria nuk ka mundur të gjejë ekspertë adekuatë të lëmit përkatës, ka deklaruar Kolgeci.
Lidhur me ankesat e bizneseve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gazeta ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të kësaj gjykate, por ka qenë e pamundur. E zyrtari për Informim në Gjykatën e Apelit, Arbër Jashari, ka thënë se kjo gjykatë merret me ankesë ndaj vendimeve të Shkallës së Parë. Gjykata e Apelit e ka të pamundur tu japë përgjigje të saktë lidhur me ankesat e bizneseve, të cilat kanë borxhe, pastaj për bllokim të mallrave e që i kanë konsideruar paushalle, pasi nuk mbajmë evidencë të kësaj natyre. Por, sa i përket numrit të lëndëve që kanë të bëjnë me Doganën e Kosovës, gjatë vitit 2014 në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës së Apelit i kemi pasur rreth 50 raste, ka treguar ai, duke shtuar se lëndë të kompanive të huaja në vitin 2014 në Gjykatën e Apelit kanë qenë 30. Gjatë vitit 2014 vetëm në Departamentin e Çështjeve Ekonomike të kësaj gjykate i kemi pasur rreth 30 lëndë, në të cilat kompanitë e huaja kanë qenë qoftë në rolin e paditësit apo edhe të paditurit.
I kemi pasur edhe të paktën dy kompani në Departamentin për Çështje Administrative. Të tilla mund të ketë edhe në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil, ka bërë me dije Jashari.