Dogana sekuestron afër 300 aparate për lojëra të fatit
Prishtinë, 24 prill - Dogana e Republikë së Kosovës ke njoftuar se njësitet e doganës që nga janari 2016 e deri tani kanë organizuar aksione të shumta të cilat kanë rezultuar me një numër të konsiderueshëm të aparateve për lojëra të fatit të sekuestruar.
Zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë së në këto aksione Dogana e Kosovës ka qenë e përkrahur edhe nga Policia e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
\"Deri tani mbi 300 aparate dhe lojëra të tjera janë konfiskuar në tërë territorin e Kosovës, vlen të theksohet se Dogana nga akciza në lojëra të fati për viti 2016 ka mbledhur afër 4 milion euro\", theksoi Stavileci.
Një numër i konsiderueshëm i këtyre zbulimeve sipas tij ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me qytetarë ku ne kemi marr lajmërime për aktivitete ilegale.
\"Ne ftojmë qytetarët të lajmërojnë raste e dyshimta pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në [email protected]\", theksoi ai.