15 Nëntor 2024

Dogana rrit transparencën me publikun

Prishtinë, 10 maj -  Me iniciativën e Drejtorit të Përgjithshëm z. Lulzim Rafuna, Dogana nga sot ka hapur edhe një kategori të re në ueb faqen e saj ku do të publikohen të gjitha vendimet që drejtori merr lidhur me Doganën dhe bizneset.

Kjo kategori të vetmin qëllim e ka që të rrit edhe më tej transparencën e doganës dhe menaxhmentit të saj karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës.  Kategoria është krijuar në tri gjuhët dhe titullohet Vendimet e Drejtorit të Përgjithshëm. Në këtë kategori përveç vendimeve do të publikohen edhe të gjitha shpenzimet e parasë publike nga ana e Doganës dhe Drejtorit të përgjithshëm. 

Drejtori i Përgjithshëm theksoi se “Qasja në informata dhe transparenca janë parakushte demokratike si dhe mjetet e duhura në luftimin e korrupsionit, derisa mungesa e transparencës e bën të vështirë për qytetarët që të na mbaj përgjegjës për veprimet tona. Shpërndarja e të dhënave dhe informatave nga Dogana tek qytetarët ofron transparencë dhe njëkohësisht përmirëson edhe vet institucionin tonë, Dogana gjithmonë ka qenë një institucion i hapur, por ne transparencën tonë e dërgojmë edhe një hap tutje, andaj ftojë të gjitha media dhe qytetarët që t’i qasen këtyre dokumenteve që ne do të publikojmë”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)