02 Nëntor 2024

Dogana rrit të hyrat për 11 për qind

Prishtinë, 5 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të rrit të hyrat për buxhetin e Kosovës për 11% më shumë se periudha paraprake. 

Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganës ka thënë së për herë të parë që nga themelimi i doganës janë grumbulluar rreth 170  milion euro në fillim të muajit mars. Pra kjo paraqet një të arritur të konsiderueshme.

"Krahasimi me vitin 2019 tregon se qartazi se trendi i të hyrave është në rritje, gjatë vitit të kaluar dogana kishte mbledhë rreth 150 milion euro derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim rreth 170 milion që paraqet rritje prej 20 milion euro më shumë apo 11 % më shumë", theksoj Stavileci. 

Dogana sipas tij vazhdon me  përkushtim në realizimin e objektivave dhe mbushjen e buxheti ndërsa në ndërkohë ftojmë qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabanda, të vetëdijshëm se vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)