16 Nëntor 2024

Dogana rrit të hyrat me 44.7 milion euro

Prishtinë 16 shtator - Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në aspektin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin shtetëror dhe luftimin e pareshtur të korrupsionit.

Duke marr parasysh raportin, respektivisht studimin e organizatës FOL Dogana e Kosovës sipas hulumtimit ka bërë progres në luftimin e dukurisë së korrupsionit brenda institucionit të saj.

Duke cituar raportin nga FOL theksohet qartë se qytetarët vetëm në 7.5% të rasteve mendojnë që u është dashur të japin ryshfet.

Nëse kjo përqindje krahasohet me periudhat paraprake respektivisht me matjen e perceptimeve të bëra nga UNDP respektivisht përmes raportit Public Pulse  të bërë gjatë prillit të 2013 ku perceptimi për korrupsion ka qenë 58.9%  dhe në prill të viti 2014 ku perceptimi për korrupsion ka qenë në 22.5%. Pra rënia në 7,5 % është një progres domethënës që tregon se angazhimi I Doganës, reformat dhe luftimi I korrupsion kanë prodhuar  rezultate dhe dogana si institucion ka arritur një progres i cili po vlerësohet edhe nga qytetarët e republikës.

Dogana këtë besim të qytetarëve e kthen me mbledhjen e të hyrave dhe luftën kundër kontrabandës. Periudha janar’15 – shtator’15 ka rezultuar me mbledhjen më të lartë që nga themelimi i doganës, deri tani kemi mbledhur 636,3 milion euro që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje prej 7,5% apo 44,7 milion euro më shumë (vitin e kaluar e njëjta periudhë ishte 591,6 milion euro). 

“Ky suksesi i Doganës së Kosovës është meritë e punës së palodhshme dhe angazhimit të stafit të Doganës në mbledhje dhe ruajtjen e taksave të qytetarëve, por në anën tjetër Dogana nuk do të arrinte këtë performancë po të mos ishte bashkëpunimi me qytetarët të cilët vazhdimisht thërrasin dhe na ofrojnë informata të cilat ndihmojnë punën e doganës. Sidoqoftë ne nuk duhet të kënaqemi me këto rezultate, por të motivohemi që të punojmë edhe më shumë në krijimin e një administrate sa më të mirë që është në shërbim të qytetarit” -  theksojë drejtori i përgjithshëm zt. Rafuna.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)