15 Nëntor 2024

Dogana përmbyllë me sukses vitin 2015

Prishtinë 29 dhjetor - Dogana e Kosovës në një ceremoni rasti suksesshëm përmbylli vitin 2015. Dogana e Kosovës gjatë këtij viti ka pasur arritje të mëdha ku taksat shënuan rritje prej 80  milion apo për 9,5 % më shumë se arkëtimi në periudhën e njëjtë të vitit paraprak 2014.

Përveç të arriturave dogana kremtojë edhe 7 vjetorin e shndërrimit në Doganën e Kosovës.

Gjatë vitit 2015 Dogana ka arritur që secilin muaj të këtij viti të ketë arkëtime të cilat e kanë tejkaluar vitin paraprak dhe njëherazi paraqesin mbledhjen më të mirë që nga themelimi i Doganës së Kosovës. Plani i Qeverisë parashihte grumbullimin e të hyrave për vitin 2015 në lartësi prej 946,1 milion euro, kurse sot dogana ka mbledhur 937,6 apo 99,1% kur kemi edhe tri ditë për të përmbyllur vitin kalendarik, prandaj projeksioni konsiderohet i tejkaluar.
 
Drejtori i përgjegjshëm z. Rafuna theksojë: “Si institucion kemi kaluar me faza të ndryshme të zhvillimit mirëpo sot ne jemi një doganë moderne dhe efikase në mbledhjen e të hyrave, parandalimin e evazionit fiskal, luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar. Viti 2015 paraqet vit me të hyrat më të larta që nga themelimi i Doganës, ku taksat shënuan rritje prej 9.5% më shumë se viti i kaluar.”

Në adresimin e tij para oficerëve doganor ministri i Financave z. Hoti tha: “Sinqerisht ju përgëzojë për rezultatet e arritura dhe ju falënderojë juve, për angazhimin që keni pasur. Arritja e juaj është rritje ekonomike e Kosovës. Mbledhja e të hyrave shtesë ka bërë të mundur që të qoj përpara agjendat zhvillimore në fushat e ndryshme, gjithashtu e di që keni pasur vështirësi dhe arritja e këtyre rezultateve ka qenë mjaft e vështirë, por ju inkurajoj që të punoni për të mirën e vendit tonë.”

Ministri Hoti dhe drejtori i përgjithshëm në fund ndanë mirënjohje për oficerët e dalluar, respektivisht për ata oficerë të cilët arritën rezultate në luftën kundër krimit dhe kontrabandës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)