Dogana për nëntë muaj ka grumbulluar 837 milion euro
Prishtinë, 5 tetor 2018, - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës nëntë mujore Janar - Shtator të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana në total arritën vlerën prej rreth 837 milion euro.
Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganës ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.13 për qind apo rreth 25.5 mil euro më shumë.
Në anën tjetër sipas tij ndikim në të hyra e grumbulluara nga Dogana gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale qe i referohet lirimet nga taksat ne import për prodhuesit si dhe importi i veturave te përdoruara.
Stavileci ka thënë së sa i përket lirimeve sipas MSA duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 milion, ndërsa ndikimi në të hyra i pakos fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 56 milion euro.
"Këtu duhet theksuar gjithashtu edhe ndikimi nga kufizimi i importit te veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 9816 copë vetura te përdoruar më pak ne import, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie prej 16.7 mililion euro më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar tek kategoria e veturave te përdorura ,ndërsa tek veturat e reja kemi një rritje te importit prej 583 cope vetura qe ka ndikuar te kemi edhe te hyra me shume tek kjo kategori e veturave te reja për rrethe 2 milion euro", ka theksuar Stavileci.
Përkundër te gjitha këtyre ndikimeve ne te hyra si nga lirimet nga taksat për prodhuesit, ndikimi nga MSA dhe kufizimi ne importit te veturave , Dogana e Kosovës ka vazhduar të tregoj një performacë shumë të mirë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese.