Dogana për dy muaj ka grumbulluar rreth 141,2 milion euro
Zëdhënësi i doganës Adriatik Stavileci ka thënë së ndikim në të hyrat e grumbulluara nga Dogana gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale që i referohet lirimet nga taksat ne import për prodhuesit.
"Ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 7,5 milion euro nga 5,2 milion euro që ishte në dy mujorin e vitit të kaluar, derisa ndikimi në të hyra i pakos fiskale për prodhues rreth 10,8 milion euro nga 7,6 milion euro që ishte vitin e kaluar", ka theksuar Stavileci.
Gjithashtu një zhvillim tjetër me rëndësi sipas tij është edhe rritja e numrit të kompanive prodhuese që përdorin procedurat e autorizuara sipas pakos fiskale, vitin e kaluar kishim 252 kompani të autorizuara derisa tani ky numër ka arritur në 353 kompani të autorizuara.
"Përkundër te gjitha këtyre ndikimeve në të hyra e grumbulluara nga dogana, ne kemi vazhduar me performancë të lartë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese janar shkurt 2019", ka theksuar në fund ai.