Dogana parandalon kontrabandën me derivate të naftës
Prishtinë 23 tetor - Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e derivateve të naftës me maunë. Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Mitrovicës saktësisht tek Shkëmbi i Dudit, kanë selektuar për kontroll një maunë me targa të Kosovës.
Gjatë kontrollit të maunës së lartë përmendur Njësitet Antikontrabandë kanë zbuluar rezervuarin të mbushur përplot me derivate të naftës, mall për të cilin dyshohej të jetë i kontrabanduar.
Nga pronari i maunës është kërkuar fatura mbi blerjen e derivateve, mirëpo nuk posedonte asnjë fature apo dëshmi të blerjes.
Pas kësaj mauna është dërguar në Zyrat Doganore të Mitrovicës, ku i është tërhequr nafta në sasi prej 400 litra, dhe është konfiskuarnga Oficerët Doganor.
Ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë administrative dhe është aplikuar gjoba.