17 Nëntor 2024

Dogana parandalon futjen e materialit për prodhimin e fishekëve të gjuetisë

Prishtinë 14 jana – Oficerët e Doganës së Kosovës në pikë-kalimin e Vërmicës  kanë arritur të parandalonin  importimin ilegal të materialeve për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Gjatë hyrjes së një automjeti me targa të Kosovës i drejtuar nga një shtetas Kosovar, oficerët doganor së bashku me policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll në automjetin e dyshuar ku janë gjetur mallra të ndaluara, respektivisht material dhe pjese per prodhimin e fishekëve të gjuetisë me pajisje përcjellëse. Materiali i zbuluar ishte kamufluar në vende të ndryshme te automjetit (te këmbët e ulëses së pasagjerit, dhe nën ulësën e parë).

I gjithë materiali dhe pajisjet janë konfiskuar dhe dorëzuar Policia kufitare për  trajtim të mëtutjeshëm të këtij rasti. Ftojmë qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095 (pa pagesë).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)