Dogana ofron lehtësira për qarkullimin e bashkatdhetarëve
Në zbatim të pikave të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës NR. 06-R-12 datë 06.07.2018 e aplikueshme për periudhën 15 korrik 2018 deri me 15 shtator 2018, Udhëzohet i gjithë stafi operativ i Doganës së Kosovës që operon në kuadër të pike kalimeve që me rastin kryerjes se detyrave te punës, ushtrimin e mandatit tyre te përcaktuar me ligj ta bëjnë ne frymën e Rezolutës se Kuvendit te Republikës se Kosovës nr. 06-R-12 dt 06.07.2018.
Në lidhje me këtë secili zyrtarë doganor duhet te përkujdeset qe:
I gjithë procesi i punës te zhvillohet shpejt duke treguar azhuritet në kryerjen e procedurave te rregullta kufitare
Te gjithë personat qe qarkullojnë përmes PKK, ne veçanti bashkatdhetarët tanë të trajtohen në mënyrë profesionale.
Udhëheqësit e PKK duhet te përkujdesen qe përmes menaxhimit me efiqiencë te rrezikut te reduktojnë ne maksimum procedurat e përditshme të kontrollit ;
Rastet kur bashkatdhetarët bartin me vete mallra, te vlerësohen shpjet dhe ne mënyrë te drejtë.
Në rastet e veçanta dhe sipas diskrecionit ligjor të merret vendim lidhur me trajtimin e tyre pa shkaktuar situata të cilat pengojnë qarkullimin dhe lehtësimin e lëvizjes se mallrave dhe udhëtareve