Dogana mblodhi mbi 382 milion euro
Prishtinë, 4 korrik - Dogana e Kosovës. Ka njoftuar se në gjysmën e parë të vitit 2014, ka arritur që të mbledh mbi 382 milion euro, që krahasuar me vitin 2013, ka një rritje të të hyrave prej mbi 20 milion eurosh.
Dogana e Kosovës, në raportin për të hyrat gjashtë mujore të këtij viti ka bërë me dije se muaji që ka pasur më shuam të hyra ka qenë muaji qershor, më mbi 77 milion euro.
Sipas raporti, të Doganës, vërehet se në këtë gjashtë mujor, ka pasur Import të duhanit , që ka bërë që të ketë rritje për 6 milion, e që kryesisht është nga akciza.
Ka pasur Rënie në importin e veturave, 1000 copë më pak, vlerësim më i mirë rritje për 2,7 milion, kurse rritje tek tekstili më shumë 4 milion eurosh, thuhet në raportin gjashtë mujor të Doganës.
Po ashtu Dogana ka njoftuar në në këtë vit ka pasur 57 kallëzime (7,1 milion), kurse në vitin 2013 kishim 37 kallëzime (1,2 milion), Kundërvatje, në vitin 2014 954 kundërvajtje vlera 800.000 kurse vitin e kaluar kishim vetëm 270,000.
Sipas raportit Progres në inkasimine borxheve; në procedurë të inkasimit janë 1 mil., kurse sektori i Audimit të jashtëm ka lëshuar 176 vendime në shumë prej 1.3 milion euro, thuhet në raport.
Gjatë kësaj periudhe Dogana ka bërë suspendimi i 12 oficerëve doganor, vitin e kaluar vetën 1 doganier.
Dogana ka përemendur se pasqyrat financiare për vitin 2013 për Doganën e Kosovës e kualifikohet si Opinioni i pamodifikuar(i barazvlefshëm opinion i pa kualifikuar nga Raporti i Auditorit të përgjithshëm