17 Nëntor 2024

Dogana mbledh mbi 700 milion euro të hyra

Prishtinë 28 tetor - Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e mirë në grumbullimin e të hyrave, raporti i fundit financiar tregon qartazi për tejkalimin e nivelit rekord në mbledhjen e të hyrave pasi deri më sot kemi mbledhur 702.6 milion euro.

Zëdhënesi i Doganave, Adriatik Stavileci ka thënë se nga janari 2014 e deri më sot dogana ka kaluar shifrën prej 700 milion euro të mbledhura.

Krahasimi i të hyrave të këtij viti me vitin paraprak sipas tij tregon rritje prej afër 30 milion euro, pasi që vitin e kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur në këtë periudhë 673 milion euro.

\"Dogana e Kosovës atribuon performancën më të mirë tek disa faktor kyç siç janë, reforma e suksesshme e administratës doganore, rritja e vetëdijes nga bizneset, rritja e disiplinës dhe masave anti-korrupsion, si dhe asistenca e ofruar nga qytetarët në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit\".

\"Dogana pret që deri në fund të këtij viti të arrijë mbi 900 milion euro të hyra që paraqesin shifrën në të lart të mbledhur ndonjëherë që nga themelimi i doganës\", ka theksuar Stavileci. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)