Dogana mbledh mbi 500 milion euro
Prishtinë, 2 gusht - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se angazhimi dhe puna e oficerve doganor ka bërë që për herë të parë që nga themelimi i Doganës të mbledhen mbi 500 milion euro deri në fund të muajit korrik.
Krahasimi me të dhënat e vitit të kaluar tregojnë për rritje të hyrave me 7.5% më shumë se vitin e kaluar apo shprehur në million mbi 35 milion euro më shumë.
Të gjitha këto të hyra nënkuptojnë më shumë fonde për qytetarët e Kosovës, respektivisht më shumë për arsim, shëndetësi, punë publike dhe mirëqenje në përgjithësi.
Puna dhe angazhimi i doganës ka ndikuar dukshëm në uljen e informalitetit përmes luftimit të ekonomisë jo-formale që është edhe angazhim i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës falenderon të gjithë qytetarët të cilët thërrasin dhe informojnë lidhur me dyshimet për kontrabandë dhe korrupsion gjithashtu ftojmë të gjithë të na përkrahin përmes thirrjeve në 0800 50 095