15 Nëntor 2024

Dogana mbledh mbi 100 milion euro për buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 23 shkurt - Dogana e Republikës së Kosovës ka publikuar performancën financiare me rastin e tejkalimit të shifrës prej 100 milionëve të parë të grumbulluar për buxhetin e Kosovës.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave ka thënë së gjatë vitit 2015 dogana ka mblodhë 85,6 milion euro kurse gjatë këtij viti të hyrat kanë arritur në 106,7 milion euro që edhe paraqet një të arritur të radhës për Doganën e Kosovës.

\"Nëse krahasohet me vitin e kaluar rritja e të hyrave është më e lartë për 24.7% apo 21,1 milion euro\", theksoi ai.

Gjithashtu me rëndësi sipas Stavilecit është të theksohet se edhe parashikimi i këtij viti për muajin shkurt parashihte mbledhjen e 102,4 milionëve  të hyrave kurse Dogana tejkaloj përsëri për 4,3% apo afër 5 milion më shumë.
 
Dogana ka arritur këtë performacë duke iu falënderuar përkushtimit të oficerëve doganorë në parandalimin e evazionit fiskal dhe luftimi të vazhdueshëm të kontrabandës dhe evazionit fiskal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)