Dogana mbledh 682.7 milion euro
Prishtinë, 13 shtator - Dogana e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për shtyp ku është pasqyruar puna e bërë në periudhën janar-gusht 2016. Përveç drejtorit të Përgjithshëm Rafuna me bashkëpunëtor mori pjesë edhe Ministri i Financave, Hoti.
Fillimisht para të pranishmëve drejtori i përgjegjshëm i cili prezantoi të hyrat, ku Dogana për momentin është 3.22 % më lart se projeksioni për vitin 2016 apo 22 milion më shumë.
Përderisa këtë vit periudha janar - gusht ka mbledhur 682.7 milion apo 89.1 milion më shumë se viti 2015 që ishte 593.6 milion.
Drejtori Rafuna theksoi se Dogana nga momenti i rënies së të hyrave gjatë vitit 2013, arriti që gjatë viteve 2014, 2015 dhe tetë muajve të 2016 të mbledhë afër 200 milion më shumë.
\"Pra trendi negativ tanimë është një trend pozitiv gjatë vitit 2016 sipas statistikave kemi afër 90 milion më shumë, faktor tjetër me rëndësi është edhe rënia e numrit të ankesave që në 2014 kishte një mesatare prej 158 ankesa për muaj tanimë ky numër është 90 ankesa për muaj që është një zhvillim pozitiv i rritjes së besimit tek institucioni i doganës, besimi i rritur në institucionin tonë vërehet edhe nga numri i thirrjeve që është rritur në 271 nga 154 që kishim gjatë vitit të kaluar, ka theksuar Rafuna.
Ai gjithashtu theksoi se luftimi i krimit të organizuar gjatë këtij viti ka arritur suksese me ngritjen e 42 kallëzime penale, konfiskimin e mallra me vlerë 2,7 milion që kanë ndikuar që niveli i zhdoganimeve ligjore të rritet.
\"Dogana gjithashtu ka luftuar edhe korrupsionin ku vetëm gjatë këtij vitit kemi hapur 14 raste disiplinore, kemi shqiptuar 18 masa në nivel lokal e qendror, dhe si rezultat janë suspenduar 10 oficerë doganorë, që 8 prej tyre janë në raste penal.\"
\"Tërë kjo punë dhe ky rezultat bëhet edhe më domethënëse kur shihen shpenzimet pasi që dogana shpenzon më pak se 1 cent të buxhetit derisa kthen në buxhet 1 euro për secilin cent (pra kemi shpenzaur 5,02 milion derisa kemi kthyer 682,7 milion)\", ka theksuar Rafuna.
Nga ana tjetër ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se rezultati normalisht rezultati kryesor i doganës vlerësohet nga te hyrat që mbledh, por tani fokusi i Doganës është kthyer nga krijimi i kushteve më të mira për zhvillim të bizneseve përmes luftimit të krimit dhe ekonomisë jo-formale, janë arritur rezultatet të papara më parë që nga mbledhja e të hyrave dhe në luftimin e informalitetit, sepse shifrat që u treguan nuk janë të hyra fizike por tregojnë krijimin e ambientit ferr dhe konkurrencës së drejt në treg.
Në fund të konferencës për shtyp drejtori i përgjithshëm Rafuna tha ky sukses nuk do të ishte i mundur pa 600 oficerët që punojnë gjatë 24 orëve për të mbledhur dhe ruajtur buxhetin e Kosovës prandaj sot kemi një falënderim të madh për ta