Dogana mbledh 600 milion euro
Prishtinë 27 shtator - Dogana e Kosovës gjatë javës së kaluar arriti rezultate të mira në mbledhjen e të hyrave duke kaluar shifrën prej 600 milion, parandalimin e kontrabandës mbi 70.000 euro si dhe ndalimin e futjes së mallrave ilegale 6 armë të ndryshme dhe mbi 3000 fishek.
Në aspektin e mbledhjes së të hyrave dogana ka arritur të tejkalojë shifrën prej 620 milion eurove që paraqet rritje të theksuar në krahasim me vitin e kaluar me mbi 25 milion euro apo 4% më shumë.
Gjithashtu gjatë javës së kaluar janë kapur disa raste gjatë tentim kontrabandës. Vlera e mallrave të konfiskuara kalon 70.000 euro.
Përveç, parandalimit të kontrabandimit me mallra të cilat ishin futur nga veriu Kosovës njësit e doganës në aeroportin e Prishtinës ndaluan një numër të konsiderueshëm të telefonave mobil në dy raste të ndara ku vlera e tyre kalon 4000 euro.
Vlen të theksohen edhe dy raste të tjera të ndara ku oficerët doganor dhe ata policor gjatë kontrolleve të përbashkëta arritën të parandalonin futjen e narkotikëve dhe armëve në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës.
Në rastin e parë gjatë kontrollimit të një autobusi të linjës Tiranë Prishtinë oficerët doganor gjetën mbi dy (2) kilogram marihuanë të fshehura në çantën e njërit prej udhëtarëve.
Rasti tjetër ishte i ndërlidhur me zbulimin e tentimit për kontrabandim të armëve ku gjatë kontrollës u arritën të zbulohet një sasi e armëve, respektivisht 4 revole, 2 pushkë si dhe mbi 3000 fishek të kalibrave të ndryshëm. Në të dy rastet personat janë ndaluar si dhe janë konfiskuar të gjitha mallrat ilegale.