Dogana mbledh 567,7 milion euro
Pra një kontribut të veçantë në rritjen e të hyrave çdo ditë e më shumë po jep bashkëpunimi me qytetar.
"Dogana e Kosovës ka rritur gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve, çdo ditë dogana është duke pranuar një numër të madh të thirrjeve të cilat janë duke ofruar informata të shumta."
"Raporti i këtyre thirrjeve tregon se qytetarët kanë raportuar për raste të kontrabandës, korrupsionin dhe evazionin fiskal pra kemi qartazi rritje sasiore dhe kualitative të informatave", është thënë në njoftimin e Doganë së Kosovës.
Derisa vitin e kaluar patëm 135 thirrje për periudhën janar/korrik tani kemi 238 telefonata të cilat paraqesin rritje për afër 60% më shumë se viti i kaluar.
Ne besojmë që puna e jashtëzakonshme e Doganës ka prodhuar ngrite të besimit të qytetarëve, grafiku më lartë tregon që secili muaj i vitit 2016 (përveç shkurti 15) kishte ngritje të thirrjeve. Vlen të theksohet se pjesa më a madhe e këtyre informatave janë plotësisht të saktë dhe kanë rezultuar me kapjen e një mori rastesh të kontrabandës apo evazionit fiskal.
Nga ana tjetër besim e qytetarëve Dogana e Kosovës e kthen me rritje të performacës së saj, derisa gjatë vitit të kaluar deri me datë 1 gusht kishim 488,9 milion të grumbulluara, ne në këtë vit kemi mbledhur 567,7 milion euro që paraqet 16,2 % më shumë se viti i kaluar apo 78,8 milion euro. Pra një kontribut të veçantë në rritjen e të hyrave çdo ditë e më shumë po jep bashkëpunimi me qytetar.