10 Maj 2024

Dogana mbledh 560 milionë euro

Prishtinë, 20 shtator - Doganat e Kosovës nuk do ta kenë problem realizimin e planit për mbledhjen e të hyrave, sipas drejtorit Naim Huruglica, deri më 19 shator ato kanë mbledhur 576 milionë euro dhe deri në fund të vitit kanë për të mbledhur edhe 300 milionë euro.

Por problem edhe me tej për Doganën mbetën rrugët alternative në veri të cilat mundësojnë zhvillimin e kontrabandës.

Doganat e Kosovës janë duke vazhduar me trend pozitive të mbledhjes së të hyrave. Drejtori Naim Huruglica tha të enjten gjatë një takimi me gazetarë se deri më tani kanë mbledhur 66 për qind të plani vjetor nga planifikimet.

Deri ën fund të fitit dogana duhet të grumbulloj 875 milionë euro dhe është kontribuuesi kryeso në buxhetin e shtetit.

“Trendi i mbledhjes së të hyrave është pozitiv deri më tani kemi mbledhur 560 milionë euro apo 2.2 për qind më shumë se sa në periudha e njëjtë të vitit 2011”, tha Huruglica.

Por pavarësisht mbledhjes së të hyrave problem për doganat mbetët veriu. ‘Disa grupe kriminale po shfrytëzojnë disa rrugë ilegale jashtë pikave kufitare për të kontrabanduara mallra”.

Huruglica ka folur edhe për sistemin e ri të zhdoganimit të mallrave i cili ka filluar të përdorët në fillim të këtij muaji nga Dogana, ka thënë se për dallim nga java e parë ku kanë pasur disa probleme tash puna po vazhdon normalisht.

Ai ka treguar se i kanë dërguar 35 raste për hetim të cilat dyshohet për keqpërdorim të 35 milionë eurove. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)