Dogana mbledh 401 milionë euro për 5 muaj
Prishtinë, 2 qershor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave pasi qe në pesë mujorin e parë ka rritur të hyrat në krahasim me vitin e kaluar me 11,2 milion më shumë.
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë se në krahasimi mes viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që ka një rritje prej rreth 3 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër mbi 11 milion.
\"Derisa gjatë vitit 2016 dogana kishte mbledhur 390,3 milion euro kurse gjatë këtij vitin e kemi arritur të kalojnë 401,5 milion, vërehet rritje tek taksa e TVSH-së me 6.8 % dhe tek akciza me 2.8 % më shumë se viti i kaluar.\"
\"Derisa me projeksionin (1 miliard e 100 milion) të përcaktuar për vitin 2017 dogana është në nivelin e mbledhjes prej 99%\", thekson Stavileci.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.