Dogana mbledh 400 milion euro të hyra për Buxhetin e Kosovës
Prishtinë, 13 gusht - Me datën 12 gusht Dogana e Kosovës ka arritur të tejkalojë parashikimet buxhetore dhe të mbledhë mbi 400 milion euro.
Angazhimi maksimal i Doganës së Kosovës ka rezultuar që për herë të parë pas 11 viteve të themelimit të Doganës është arritur shifrën rekorde në mbledhje e të hyrave ne fillim të muajit gusht, respektivisht me datë 12 gusht janë mbledhur mbi 400 milion euro.
Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje të të hyrave, sepse në periudhën e njëjtë, të vitit 2009 Dogana kishte mbledhur 357,4 milion euro. Pra ka rritje prej 42,7 milion eurove pasi që deri tani kemi mbledhur saktësisht 400.123.658 milion.
Arsyet e kësaj rritje janë të ndryshme duke filluar nga rritja e kontrollës së qarkullimit të mallrave në tërë territorin e Kosovës, luftimin e kontrabandës në tërë territorin, aplikimin e metodave selektive, aplikimin e riskut si dhe rritjen e kontrolleve pas importuese.
Këto të hyra paraqesin 58% e planit buxhetor tonë prandaj deri në fund të vitit ne do të mbledhim mbi 700 milion euro për buxhetin e konsoliduar.