Dogana Kosovës nënshkruan marrëveshja bilaterale Doganën e Italisë
Romë, 25 qershor - Sot në Romë është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim bilateral Doganor mes Kosovës dhe Italisë.
Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës, Naim Huruglica dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Italisë Giuseppe Peleggi.
Kjo Marrëveshje është një bazë për bashkëpunim juridik në çështjet doganore e cila ka për qellim luftën e përbashkët kundër kontrabandës si dhe shkëmbimin e eksperiencës në gjitha çështjet Doganore.
Në këtë takim të dyja palët u zotuan se do të lehtësohet tutje tregtia ndërkufitare dhe luftimi i kontrabandës.
Italia përfaqëson vendin e 4 si partnere tregtar e Kosovës dhe ndër shtetet strategjike të EU për luftën e përbashkët te kriminalitetit tej kufitar tha Huruglica i cili po qëndron ne Romë
Kjo është Marrëveshja e njëmbëdhjetë ndërkombëtare që Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera. Marrëveshje qe mundëson një lufte me efikase kundër tregtisë ilegale, e krimit të organizuar dhe shkëmbimit të përvojës së ndërsjellë.